Presidenti i Republikës serbe të Bosnjës, Savo Miniç, ka mandatuar të dielën Igor Dodik për formimin e qeverisë së re të këtij entiteti serb të Bosnje e Hercegovinës. Igor Dodik është djali i Millorad Dodik, kryetarit të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur. Në një deklaratë për media, Igor Dodik tha se është “i vetëdijshëm se do të duhet ta dëshmojë se e meriton besimin”.