Pa fitues në dramën me tetë gola: Atalanta dhe Interi barazojnë 4-4

Supersfida mes Atalantës dhe Interit u mbyll në paqe, teksa të dy ekipet italiane arkëtuan nga një pikë.

Ndeshja ishte e çmendur që në minutën e parë, me Atalantën që u rikthye dy herë nga disavantazhi prej dy golash, ndërsa rezultati përfundimtar u ndal në shifrat 4-4.

Të lidhura

None found

Në minutën e 16-të, Francesco Pio Esposito e kaloi Interin në avantazh me një goditje të bukur, duke zhbllokuar sfidën.

I njëjti lojtar dyfishoi më pas me kokë pas një harkimi të Dimarcos, në minutën e 33-të.

Atalanta u rikthye në lojë falë Eljif Elmas, i cili shënoi dy minuta më vonë pas një topi të kthyer (35’).

Interi u tregua sërish më i saktë dhe Esposito e riktheu diferencën e dy golave, duke kompletuar het-trikun personal në minutën e 52-të.

Atalanta reagoi përsëri përmes Charles De Ketelaere, që e dërgoi topin në rrjetë me kokë në të 72-ën.

Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë, kroati Petar Sucic shënoi një supergol dhe e çoi rezultatin në 2-4 (77’).

Atalanta sërish nuk u dorëzua. De Ketelaere goditi me kokë për ta ngushtuar diferencën në të 80-ën, ndërsa heroi i takimit u bë Franck Kessie, i cili realizoi nga pika e bardhë në kohën shtesë (90+1’).

Pas këtij barazimi, Interi renditet në vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa Atalanta zë pozitën e 12-të me 15 pikë.


Shtuar më 22.11.2026 22:44

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryizmir eskorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş