Skandali i kopjimit me inteligjencë artificiale, jep dorëheqjen ministri i Arsimit në Korenë e Jugut

Skandali i kopjimit me inteligjencë artificiale, jep dorëheqjen ministri i Arsimit në Korenë e Jugut

22:46, 22/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Arsimit i Koresë së Jugut, Choi Kyo-jin, ka dhënë dorëheqjen pas kaosit të krijuar nga masat e marra në momentet e fundit për të parandaluar kopjimin me inteligjencë artificiale në provimin kombëtar të pranimit në universitete.

Skandali shpërtheu pasi një kandidat që kishte marrë rezultatin më të lartë në provimin për kontabilist tatimor pranoi se kishte përdorur një kamerë të fshehtë, telefon dhe inteligjencë artificiale për të siguruar përgjigjet.

Për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla, autoritetet koreano-jugore vendosën masa të jashtëzakonshme sigurie gjatë provimit Suneung, ku morën pjesë rreth gjysmë milioni kandidatë. U dërguan tri alarme emergjente në telefonat celularë në të gjithë vendin, ndërsa u kontrolluan pajisjet elektronike dhe u mbuluan edhe kopsat e veshjeve për të penguar përdorimin e kamerave të fshehta. Sipas Ministrisë së Arsimit, u evidentuan 111 raste shkeljesh që përfshinin pajisje elektronike.

Duke marrë përgjegjësinë për mungesën e përgatitjeve dhe ndryshimet e minutës së fundit, Choi deklaroi se nuk mund t'u shmangej kritikave për mënyrën se si u menaxhua situata. Dorëheqja e tij u pranua nga presidenti Lee Jae Myung, ndërsa skandali ka rikthyer debatin në Korenë e Jugut për ndikimin e inteligjencës artificiale dhe sigurinë e provimeve që përcaktojnë të ardhmen akademike të të rinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco