Valdrina, bashkëshortja e Valdetit futet për 24 orë në Big Brother

Surpriza e paralajmëruar nga produksioni i Big Brother VIP Kosova 5 tashmë është zbuluar.
Valdrina ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku do të qëndrojë për 24 orë.
Ajo është partnerja e banorit Valdet, të cilin e ka surprizuar me ardhjen e saj të papritur.
Hyrja e Valdrinës nuk ishte e pritshme për të, ndaj reagimi i tij ishte një nga momentet më interesante.
Valdeti u shfaq i befasuar kur pa partneren brenda shtëpisë, derisa takimi i tyre solli emocione dhe një moment të veçantë për çiftin.
Kujtojmë se produksioni kishte paralajmëruar më herët hyrjen e një vizitoreje, pa zbuluar identitetin e saj, duke e mbajtur të fshehtë surprizën deri në momentin e fundit.
Tashmë mbetet të shihet se si do të kalojnë 24 orët e Valdrinës në shtëpi dhe çfarë zhvillimesh do të sjellë prania e saj mes banorëve. /Telegrafi/











































