Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme të reja ushtarake kundër Iranit në fillim të vitit 2027, nëse të dy vendet nuk arrijnë një marrëveshje. Trump hodhi poshtë negociatat diplomatike që po vazhdojnë me Teheranin, duke i cilësuar si të pakuptimta. Presidenti akuzoi negociatorët iranianë për zvarritje. "Ata janë më agresivë tani, sesa ishin para zgjedhjeve", tha Trump, duke shtuar se zyrtarët iranianë nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasin.