Atletico Madrid ka marrë një fitore bindëse 3-0 në transfertën ndaj Getafes, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi në kampionat jashtë fushe. Një mbrëmje historike edhe për trajnerin Diego Simeone, i cili arriti fitoren e tij të 345-të në La Liga, duke kaluar Luis Aragones dhe duke u bërë trajneri me më shumë fitore në historinë e kampionatit spanjoll.
Skuadra e Simeones e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 10-të. Pas një pasimi të Julian Alvarez, Alex Baena goditi saktë nga distanca, duke dërguar topin në cepin e portës.
Atletico vazhdoi të kontrollonte lojën dhe krijoi disa mundësi të tjera, por portieri David Soria u mohoi golin Alvarez, Hancko dhe Le Normand. Megjithatë, në minutën e 30-të, miqtë dyfishuan shifrat. Pas një goditjeje këndi të Alvarez, portieri i Getafes nuk arriti të kontrollonte topin dhe Johnny Cardoso përfitoi për ta dërguar në rrjetë.
Getafe u përpoq të reagonte, por pa arritur të ndryshonte rezultatin. Edhe në pjesën e dytë vendasit nuk gjetën rrugën e golit, ndërsa Atletico pati disa mundësi për të thelluar avantazhin, me Sorloth dhe Hanckon që nuk shfrytëzuan rastet e tyre.
Goli i tretë erdhi në minutat shtesë. Mbrojtësi Djene u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Sorloth brenda zonës, ndërsa Atletico fitoi një penallti. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Alex Baena, i cili realizoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren 3-0.
Kështu, Atletico regjistron suksesin e pestë radhazi në transfertë në La Liga, ndërsa Getafe pëson humbjen e tretë radhazi në të gjitha kompeticionet dhe mbetet vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
© SYRI.net
Spektakël në Bergamo, Atalanta dhe Inter ndajnë nga një pikë pas tetë golash në total
Cardinale paralajmëron një goditje në merkato: Nëse ndërhyjmë, do të bëjmë diferencën
Gruda i bën vetes një dhuratë luksoze, personalizon Audi-n me pamjen e ‘Batmobile’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: