Plot shtatë gola u shënuan në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Feronikelit 74.
Drita të dielën mbrëma e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Feronikelit 74 me rezultatin 4:3, në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.
Albin Prapashtica e kaloi në epërsi Feronikelin 74 në minutën e dytë.
Drita i barazoi shifrat në minutën e 16-të me golin që e realizoi Besnik Krasniqi.
Shtatë minuta më pas, Eduard Rroca, realizoi për 2:1 duke e kaluar në epërsi Dritën.
Edhe
Drita fiton thellë derbin ndaj Prishtinës
Feronikeli 74 e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 37-të me golin që e shënoi Ibrahim Cërvadiku.
Blerim Krasniqi e kaloi sërish në epërsi 3:2 Dritën në minutën e 47-të. Gjashtë minuta më pas, Lorik Dobratiqi, e barazoi rezultatin në 3:3.
Ndërsa golin e fitores 4:3 për skuadrën gjilanase e realizoi Oniks Grezda në minutën e 59-të.
Për Dritën ishte fitorja e tetë. Ka edhe tri barazime dhe tri humbje. E zë vendin e tretë me 27 pikë.
Feronikeli 74 mbetet në pozitën e shtatë me 15 pikë.
Drita kthen epërsinë
Drita ka shënuar edhe një tjetër gol dhe është duke fituar 4:3.
Oniks Grezda shënoi në minutën e 61-të.
Rezultati në superndeshjen në Gjilan barazohet sërish
Rezultati në superndeshjen në Gjilan mes Dritës dhe Feronikelit 74 është barazuar sërish.
Lorik Dobratiqi i Feronikelit 74 ka shënuar gol për 3:3.
Drita kthen epërsinë prej një goli
Drita ka kthyer epërsinë prej një goli ndaj Feronikelit 74.
Blerim Krasniqi realizoi për 3:2 në minutën e 48-të.
Mbyllet pjesa e parë baras në Gjilan
Ka përfunduar baras 2:2 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Feronikelit 74.
Albin Prapashtica e kaloi në epërsi Feronikelin 74 që në minutën e dytë.
Drita shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 16-të me golin që e realizoi Besnik Krasniqi.
Edhe
Drenica ndalet në barazim nga Feronikeli 74
Shtatë minuta më pas, Eduard Rroca, e kaloi në epërsi 2:1 kampionen e Kosovës, kurse Feronikeli 74 e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 37-të. Autor i golit ishte Ibrahim Cërvadiku.
Ndeshja i takon xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.
Feronikeli 74 barazon rezultatin
Feronikeli 74 e ka barazuar rezultatin ndaj Dritës. Për 2:2 realizoi Ibrahim Cërvadiku në minutën e 37-të.
Goli i Cërvadikut u pranua pas rishikimit të situatës në VAR.
Drita përmbys rezultatin dhe kalon në epërsi
Drita ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit 74 me rikthim të rezultatit.
Për 2:1 shënoi Eduard Rroca. Goli i tij u pranua pas konsultimit të gjyqtarit me VAR-in.
Drita barazon rezultatin
Drita e ka barazuar rezultatin në ndeshje kundër Feronikelit 74.
Golin e barazimit 1:1 për Dritën e shënoi Besnik Krasniqi.
Për mbrojtësin e krahut të djathtë ishte goli i katërt personal.
Befasohet kampionia, Feronikeli 74 në epërsi
Feronikeli 74 e ka befasuar kampionen e Kosovës, Dritën, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë.
Edhe
Feronikeli 74 e shokon kampionen
Albin Prapashtica e shënoi golin për skuadrën nga Drenasi.
Ndeshja që po luhet në Gjilan i takon xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës.