Të shtëna me armë zjarri në një koncert në Kaliforni, 9 të plagosur! Policia heton pistën e bandave

23 Nëntor 2026 | 07:40

9 persona u plagosën nga disa të shtëna me armë në një koncert në Kaliforninë qendrore, ku disa persona të armatosur të panjohur hapën zjarr ndaj turmës.

Një djalë 26-vjeçar është në gjendje kritike me një plagë në gjoks, ndërsa dy të tjerë kishin nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Policia po heton mundësinë që sulmi të jetë i lidhur me bandat, por nuk janë bërë arrestime.

Incidenti ndodhi të shtunën, afërsisht në orën 7:30 të mbrëmjes sipas orës lokale, në zonën Strathmore të Qarkut Tulare, në Kaliforninë qendrore.

Zyra e sherifit tha se rreth 150 persona po ndiqnin një koncert privat kur një numër i panjohur personash të armatosur hapën zjarr mbi turmën.

Sulmi ndodhi në një qytet të vogël me rreth 3,000 banorë në Kaliforninë qendrore.

Në koncert morën pjesë artistë nga shtetet fqinje, ndërsa mediat lokale raportuan se bëhej fjalë për një aktivitet ku performuan artistë të muzikës rep.

Nga nëntë të plagosurit, më rëndë është një djalë i ri 26-vjeçar, i cili u qëllua në gjoks dhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas përditësimit të autoriteteve të dielën, gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike.

Dy persona të tjerë, të moshës 19 dhe 22 vjeç, u plagosën gjithashtu rëndë dhe iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas raportimeve lokale, 19-vjeçari u qëllua në bark dhe 22-vjeçari në zonën e hijeve.

Gjashtë të plagosurit e tjerë pësuan lëndime të lehta. Nga nëntë personat e plagosur, një u transportua në spital me helikopter, tre u transportuan me ambulancë dhe pesë mbërritën me automjetet e tyre në spitalet e zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga zjarri një spital në Berlin, 15 persona të plagosur! Evakuohen stafi dhe pacientët

15 persona u plagosën pasi pësuan thithje të tymit në një zjarr që shpërtheu në një spital të Berlinit të dielën në mbrëmje, përfshirë një...
07:33 | 23/11/2026

Dështon samiti i OKB-së COP31 në Turqi, vendet nuk arrijnë marrëveshje për klimën

Vendet nuk kanë arritur një marrëveshje të re të rëndësishme për të trajtuar ndryshimet klimatike, pasi në bisedimet e OKB-së COP31 në Turqi nxorën në...
07:21 | 23/11/2026

Sekretari i Thesarit: SHBA po kërkon përgjigje për shitjen e çipave nga Nvidia në Kinë

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent tha të dielën se SHBA-të po kërkojnë përgjigje nga Nvidia mbi shitjet e çipave në Kinë dhe do...
03:20 | 23/11/2026