Vendosni fjalën kyçe....

Puka pa energji prej mbrëmjes, dëmtohen linjat nga moti i keq



Puka ka mbetur pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, si pasojë e defekteve në transmetuesit energjetikë.

Era e fortë dhe reshjet intensive kanë dëmtuar disa linja elektrike, duke lënë pa energji qytetin e Pukës dhe pjesën më të madhe të fshatrave të zonës.

Pa energji janë zonat Qafë-Mali, Gjegjan dhe Rrapë, ku janë këputur përcjellësit elektrikë. Jashtë funksionit është edhe linja 35 kV që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën.

Ky është defekti i dytë brenda një jave në këtë linjë. Ndërkohë, jashtë funksionit është edhe linja e emergjencës Koman-Pukë.