“Mos më çaj ka**n”; Fermín López përjashtohet me karton të kuq nga stoli. Ja çfarë ndodhi

23 Nëntor 2026
8:04
Alfred Lleshi
back button

Barcelona rrezikoi shumë ndaj Villarrealit, duke qenë në disavantazh 2-0 dhe me Lamine Yamal që humbi një penallti në fund të pjesës së parë. Megjithatë, katalanasit përmbysën gjithçka në 45 minutat e dyta, duke fituar 3-2 dhe shkëputur tri pikë nga Real Madridi.

Pas ndeshjes, Hansi Flick analizoi përmbysjen: “Dy golat erdhën nga dy aksionet e para, për shkak të gabimeve tona. Më pas mendoj se luajtëm shumë mirë. Krijuam raste të mëdha shënimi, përveç penalltisë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe arritëm të merrnim tri pikët”.

Por në minutën e 74-t ndodhi një episod që kaloi pothuajse pa u vënë re; përjashtimi i Fermín López, i cili ishte zëvendësuar në minutën e 68-të.

“Një informacion i tillë më mungon. Nuk e di çfarë ndodhi me Fermín në stol. Arbitri i katërt po merrej vetëm me stolin tonë. Dua më shumë informacion”, – tha Flick.

Sipas raportit të arbitrit Alejandro Hernández, mesfushori u përjashtua pasi u ngrit nga stoli, iu afrua arbitrit të katërt dhe protestoi me zë të lartë, duke përsëritur disa herë: “Mos më çaj ka**n”. Raporti shton se lojtari u largua drejt dhomave të zhveshjes përpara se t’i tregohej kartoni i kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit