Ish-shefi i kabinetit të Brigitte Macron akuzohet për ngacmim seksual, protesta në Marsejë pas rikthimit të tij në detyrë

23 Nëntor 2026 | 07:58

Në qendër të një skandali me akuza për ngacmim seksual ndodhet një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Brigitte Macron, i cili për pesë vite ishte një nga njerëzit më të besuar të Zonjës së Parë të Francës.

Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Pierre-Olivier Costa, ish-shefin e kabinetit të bashkëshortes së presidentit francez, i cili po përballet me akuza nga punonjës për komente me përmbajtje seksuale, sjellje fyese dhe ngacmime në vendin e punës.

Akuza më e rëndë vjen nga një punonjës në sektorin e komunikimit të një muzeu në Marsejë, të cilin Costa e drejton aktualisht. Sipas deklarimeve të tij për gazetën franceze Liberation, ish-bashkëpunëtori i Brigitte Macron iu afrua gjatë një aktiviteti në gusht të vitit 2025 dhe i kërkoi vazhdimisht që t’i kryente seks oral.

“Duhet ta ketë thënë 30 herë”, pretendoi punonjësi, duke përshkruar një sjellje veçanërisht këmbëngulëse.

“Fytyra e tij ishte shumë pranë timen dhe kishte një vështrim të çmendur”, u shpreh ai.

Costa i mohon kategorikisht akuzat, duke pretenduar se nuk e mban mend as ta ketë takuar punonjësin në fjalë atë mbrëmje.

Çështja merr një dimension të veçantë politik për shkak të marrëdhënieve të ngushta që Costa kishte me çiftin presidencial francez. Nga viti 2017 deri në vitin 2022, ai ishte shefi i kabinetit të Brigitte Macron, duke fituar besimin e saj në një shkallë të tillë, saqë ajo e quante “diamanti im”.

Në vitin 2022, ai mori drejtimin e Muzeut të Qytetërimeve të Evropës dhe Mesdheut, Mucem, në Marsejë, pas një emërimi nga presidenca franceze. Mandati i tij, megjithatë, u shoqërua me tensione të forta me stafin, ankesa për mënyrën e drejtimit dhe, në fund, me nisjen e një hetimi gjyqësor.

Prokuroria e Marsejës hapi më 17 mars 2026 një hetim paraprak ndaj Costës për dyshime mbi ngacmim moral dhe seksual, pas ankesave lidhur me sjelljen e tij në vendin e punës.

Paralelisht, Inspektorati i Përgjithshëm i Çështjeve Kulturore të Francës zhvilloi një hetim të veçantë administrativ, gjatë të cilit u dokumentuan ankesa për ngacmim seksual, presion ndaj punonjësve dhe favorizime.

Zhvillimet çuan në fund të muajit qershor në pezullimin e tij për katër muaj nga detyra, me vendim të Ministrisë së Kulturës.

Megjithatë, rikthimi i tij në detyrë më 1 nëntor shkaktoi reagime të reja. Punonjësit e muzeut organizuan protesta dhe greva, duke shprehur kundërshtimin ndaj rikthimit të tij në krye të institucionit. Përfaqësuesit sindikalë paralajmëruan se stafi nuk dëshironte të përballej sërish me kushtet për të cilat kishte ngritur ankesa më parë.

Më 5 nëntor, punonjësit morën pjesë në një protestë në Marsejë, duke mbajtur pankarta me sloganin “Mucem është në rrezik” dhe duke kërkuar ndërhyrje konkrete për zgjidhjen e krizës në muze.

Pavarësisht vëmendjes së madhe që ka marrë çështja, Brigitte Macron nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me akuzat ndaj ish-shefit të kabinetit të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në një koncert në Kaliforni, 9 të plagosur! Policia heton pistën e bandave

9 persona u plagosën nga disa të shtëna me armë në një koncert në Kaliforninë qendrore, ku disa persona të armatosur të panjohur hapën zjarr...
07:40 | 23/11/2026

Përfshihet nga zjarri një spital në Berlin, 15 persona të plagosur! Evakuohen stafi dhe pacientët

15 persona u plagosën pasi pësuan thithje të tymit në një zjarr që shpërtheu në një spital të Berlinit të dielën në mbrëmje, përfshirë një...
07:33 | 23/11/2026

Dështon samiti i OKB-së COP31 në Turqi, vendet nuk arrijnë marrëveshje për klimën

Vendet nuk kanë arritur një marrëveshje të re të rëndësishme për të trajtuar ndryshimet klimatike, pasi në bisedimet e OKB-së COP31 në Turqi nxorën në...
07:21 | 23/11/2026