Sipas njoftimit, në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës të seancës së ardhshme plenare.

Ndër pikat e parapara për këtë seancë është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Në rend dite të mbledhjes së Kryesisë është edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.