Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e së dielës në zonën e Nartës, në hyrje të qytetit të Vlorës.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës. Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë punuar për izolimin e vatrës së zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa pritet që të zbardhen rrethanat e ngjarjes.








Komente
Komento