Celebrities Gossip Showbiz

Lionel Messi kryeson renditjen e pagave në MLS, ja sa miliona dollarë në vit fiton futbollisti!

Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti me të ardhurat më të larta nga paga në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Sipas shifrave të publikuara nga Sindikata e Futbollistëve, ylli argjentinas mban bindshëm vendin e parë në listën e lojtarëve më të paguar.

Sulmuesi i Inter Miamit përfiton 28.3 milionë dollarë në vit, rreth 8 milionë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Kontrata e tij me klubin amerikan është e vlefshme deri në vitin 2028. Kjo shumë përfaqëson vetëm pagën e tij dhe nuk përfshin të ardhurat nga marrëveshje apo aktivitete të tjera komerciale.

Në vendin e dytë renditet sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili përfiton 19.51 milionë dollarë në vit, ndërsa podiumi plotësohet nga francezi Antoine Griezmann me një pagë vjetore prej rreth 13.94 milionë dollarësh. Kështu, Messi ruan distancën e konsiderueshme nga rivalët e tij, duke mbetur emri më i paguar në futbollin amerikan.