Heat e fituan çerekun e parë me rezultat 36:24 dhe këtë epërsi arritën ta menaxhonin deri në fund të ndeshjes.

Më i dalluari te skuadra e Majamit ishte Bam Adebayo, i cili regjistroi triple-double me 24 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime.

Në anën tjetër, te Oklahoma City Thunder u dallua Bennett Stirtz me 21 pikë.

Ky ishte triumfi i shtatë radhazi për Miami Heat, që falë këtij suksesi janë ngjitur në pozitën e gjashtë në Konferencën e Lindjes, me bilanc prej 10 fitoresh dhe gjashtë humbjesh.

Ndërkohë, Oklahoma City Thunder mbetet në pozitën e nëntë në Konferencën e Perëndimit, me 10 fitore dhe shtatë humbje.