Ministria e Jashtme për sulmin me dron ndaj korvetës ruse: Shqipëria nuk është përfshirë, pretendimet janë të pasakta

23 Nëntor 2026 | 09:04

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këtë të hënë ka dalë me një reagim lidhur me raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar.

Në reagim bëhet me dije se raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet. Më tej, Ministria thekson se Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.

“I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë”, thuhet më tej në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama takim me të rinjtë në Manastir, propozon bibliotekë dixhitale Shqipëri-Kosovë

Kryeministri Edi Rama këtë të diele gjatë vizitës së tij në Manastir  ka zhvilluar edhe një takim me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e...
22:05 | 22/11/2026

“Nëse opozita nuk bashkohet për zgjedhje, nuk e do Tiranën”, Çepani: Duhet kandidat që e duan qytetarët

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjet vendore të 9 majit...
21:54 | 22/11/2026

“Rama ka frikë nga Veliaj dhe Spiropali se mund ti merrnin drejtimin e PS,” gazetari Hitaj ndan detajet

Gazetari Arbër Hitaj ftuar këtë të diel në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania, komentoi përplasjet e fundit dhe dinamikat e brendshme në...
21:34 | 22/11/2026