Kronikë
Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme, 22 nëntor, në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Olger Vesho.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 55-vjeçarin Genci Gegprifti.
I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




