Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Olger Vesho.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 55-vjeçarin Genci Gegprifti.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.













