Makth në debutim për Pochettinon, barazon një rekord negativ 100-vjeçar te Manchester United

Makth në debutim për Pochettinon, barazon një rekord negativ 100-vjeçar te Manchester United

09:23, 23/11/2026

Debutimi i Mauricio Pochettinos në stolin e Manchester United ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Trajneri argjentinas pësoi një humbje të rëndë 4-0 ndaj Liverpoolit në “Anfield Road”, duke hyrë menjëherë në historinë negative të klubit anglez.

Humbja e thellë e vendos Pochettinon në të njëjtin nivel me Lal Hilditch, i cili kishte pësuar të njëjtin rezultat në ndeshjen e tij të parë si trajner i “Djajve të Kuq”, në tetor të vitit 1926, kundër Boltonit.

Kështu, pas plot 100 vitesh, Manchester United regjistron sërish një debutim me humbje 4-0 në pankinë.

Një fillim makthi për Pochettinon, i cili tashmë përballet me një presion të madh për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco