Kanye West shfaqet papritur në studio me Bianca Censorin, ja çfarë po përgatit reperi

23/11/2026 09:33

Reperi i njohur amerikan Kanye West është fotografuar së bashku me bashkëshorten e tij, Bianca Censori, teksa mbërrinin në një studio regjistrimi në Burbank të Kalifornisë.

Dalja e tyre ka shtuar zërat se artisti mund të jetë duke punuar për projekte të reja muzikore, raporton Daily Mail.

Çifti u shfaq duke ecur krah njëri-tjetrit drejt hyrjes së studios. Kanye kishte zgjedhur një veshje të përditshme, me bluzë të bardhë me kapuç, pantallona në ngjyrë krem dhe këpucë bezhë.

Ndërsa Bianca tërhoqi vëmendjen me një pallto të zezë lëkure, geta të zeza dhe taka të larta. Në dorë mbante edhe një kuti që dukej se ishte për një paruke.

Edhe pse Kanye nuk ka konfirmuar zyrtarisht publikimin e një albumi të ri, disa zhvillime të fundit kanë shtuar pritshmëritë e fansave. Më 4 nëntor, gjatë prezantimit të koleksionit të tij Yeezy Season 01 në Los Angeles, reperi prezantoi për herë të parë dy këngë të papublikuara.

Ndërkohë, të shtunën në mbrëmje, West përmbylli turneun e tij të vitit 2026 me një koncert në State Farm Stadium në Glendale të Arizonës. Gjatë performancës ai interpretoi plot 44 këngë, mes tyre hitet e njohura “Can’t Tell Me Nothing”, “Street Lights” dhe “Famous”. Në skenë iu bashkua edhe reperi Big Sean, në një paraqitje surprizë.

Albumi i tij i fundit, “Bully”, i publikuar në mars, debutoi në vendin e dytë të klasifikimit Billboard 200. Projekti gjithashtu mori një nominim për çmimin Grammy në kategorinë “Best Rap Album” për versionin Deluxe.

Përtej muzikës, vëmendje ka marrë edhe marrëdhënia e tij me ish-bashkëshorten Kim Kardashian. Kjo e fundit ka zbuluar se dëshiron të vazhdojë të ruajë marrëdhëniet familjare për hir të katër fëmijëve të tyre dhe se synon ta ftojë sërish Kanye-n të kalojë Krishtlindjet me familjen.

Kim ka treguar se, pavarësisht problemeve të së kaluarës, dëshiron që fëmijët të kenë një marrëdhënie të mirë me të atin.

Top Channel