Vendosni fjalën kyçe....

Anulohet protesta e studentëve të UP-së në Kosovë, shkak takimi me Këshillin Drejtues


Parlamenti Studentor i UP-së ka njoftuar se vendimi për anulimin e protestës vjen pas caktimit të një takimi me Këshillin Drejtues të Universitetit, ku do të diskutohen kërkesat e studentëve dhe thirrja e tyre për reflektim institucional.

Në njoftimin drejtuar mediave, Parlamenti Studentor ka shprehur pritjen që takimi të sjellë adresimin e kërkesave dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për zgjidhjen e tyre.

Protesta ishte paralajmëruar në shenjë pakënaqësie ndaj rektorit Arben Hajrullahu dhe mosadresimit të kërkesave të studentëve, raporton RTK.

Pakënaqësitë u shtuan pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, për shkak të evidentimit të vijueshmërisë përmes kodeve QR, si dhe deklaratave të rektorit, të cilat studentët i cilësuan fyese dhe kërcënuese.

Studentët kanë kërkuar kërkimfalje dhe dorëheqjen e rektorit Hajrullahu.