Aktualitet

Plagosje me thikë në Pogradec!

Një plagosje me thikë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4, ku mbeti i plagosur një 39-vjeçar, me inicialet O.V.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 55-vjeçar me inicialet G.G. Sipas informacioneve, i plagosuri ka marrë dëmtime në qafë dhe në dorë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve paraprake, materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Ngjarja vjen pas plagosjes së regjistruar në fshatin Neviçisht të Korçës, duke shënuar një tjetër incident me përdorimin e thikës në juglindje të vendit.