Sherr me thika në Pogradec, plagoset 39-vjeçarin, arrestohet autori
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 39-vjeçari në qytetin e Pogradecit. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së dielës në lagjen nr. 4, ku Olger Vesho është goditur me thikë gjatë një përplasjeje me një tjetër person.
Sipas të dhënave paraprake, si autor i dyshuar i plagosjes është identifikuar 55-vjeçari Genci Gegprifti, i cili është arrestuar nga Policia.
Pas incidentit, 39-vjeçari është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ndërhyrë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e konfliktit që përfundoi në përdorimin e thikës mbeten për t’u sqaruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



