70 vite histori për gjimnazin “Havzi Nela”, ish mësues dhe drejtues kujtojnë rrugëtimin e shkollës
Gjimnazi “Havzi Nela” në Kukës festoi 70-vjetorin e krijimit, në një aktivitet ku u bashkuan ish-drejtues, mësues, ish-mësues dhe nxënës, të cilët ndër vite kanë qenë pjesë e historisë së këtij institucioni arsimor.
I hapur për herë të parë në vitin 1956, në Kukësin e Vjetër, me 50 nxënësit e parë dhe drejtorin Burhan Hoti, ky gjimnaz shënoi një moment të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit në qytet.
Në këtë jubile, ish-drejtues dhe mësues të shkollës ndanë kujtime nga vitet e punës dhe përvojat e tyre, duke vlerësuar rrugëtimin e institucionit dhe rolin që ai ka luajtur në edukimin e brezave.
“Është institucioni që ka luajtur rolin e Universitetit për Kukësin”, u shpreh mësuesi Besim Cengu.
Në këtë ditë të veçantë nuk munguan as urimet për gjimnazin, stafin pedagogjik dhe nxënësit.
“Ju uroj të gjithëve suksese, shëndet, mbarësi”, tha mësuese Zelie Haxhiu.
Ceremonia u shoqërua me kujtime, vlerësime dhe momente festive, duke shënuar kështu një tjetër kapitull në historinë 70-vjeçare të gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




