Selami Hasani është personi që mbeti i vrarë ditën e sotme në Fier.

Sakaq, detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen, ku përveç viktimës, ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Selami Hasani dyshohet se ka vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.

Ndërkohë, mbeten ende për t’u zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: