Është vrarë mëngjesin e sotëm Selami Hasani, një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe i liruar pak ditë më parë nga qelia.

Mendohet se autorët i janë futur në banesë. Po ashtu raportohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë.

Po ashtu i plagosur rëndë ka mbetur edhe vëllai i tij.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Top Channel