Inter në ankth për Calhanoglu, tjetër shqetësim muskular për mesfushorin turk
Interi la dy pikë në Bergamo teksa e mbylli ndeshjen me Atalantën me një barazim spektakolar 4-4, në një sfidë ku zikaltrit nga Milano ishin gjatë gjithë kohës në kryesim të rezultatit.
Protagonisti absolut për kampionët e Italisë u bë Pio Esposito që shënoi një tregolësh në këtë përballje, që është i pari për të në Serie A. Përveç kësaj, Esposito shkruan emrin në një prej faqeve të historisë së Interit. Sulmuesi i ri ka arritur në kuotën e 12 golave me fanellën e skuadrës milaneze(duke llogaritur këtu edhe ata të shënuar në sezonin e kaluar).
Në moshën 21 vjeç e 147 ditë, Pio Esposito është futbollisti i katërt më i ri në historinë e Interit për epokën e kampionatit me 3 pikë për fitoret, që kalon kuotën e 11 golave në Serie A. Përpara tij janë vetëm Mario Balotelli, Obafemi Martins dhe Ronaldo.
Por jo vetëm kaq, Pio Esposito, është futbollisti i dytë më i ri i Interit që shënon një tregolësh në Serinë A në 60 vitet e fundit, pas Ronaldos me brazilianin që shënoi 3 gola ndaj Lecces në 15 shkurt të 1998 në moshën 21 vjeç e 146 ditë. Po kështu ai është i treti futbollist i Interit që shënon 3 gola në një ndeshje në epokën e kampionatit me fitore me vlerën e 3 pikëve pas Marco Branca(2 herë në sezonin 1995/96) dhe Christian Vieri(4 herë në periudhën 1999-2003).
Top Channel