Ndërpritet furnizimi me ujë në Begracë dhe Kaçanik të Vjetër për shkak të një defekti
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 23 nëntor, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë të pijshëm në fshatrat Begracë dhe Kaçanik i Vjetër.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti në pompën e ujit që furnizon këto dy fshatra.
Ekipet teknike të KRU “Bifurkacioni” janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kompania ka bërë të ditur se për kohën e rikthimit të furnizimit me ujë do t'i informojë konsumatorët me kohë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
6 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























