E hënë, 23 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Bota

Alarmohet qyteti në Turqi, lumi merr papritur ngjyrë të kuqe, nisin hetimet

Një fenomen i pazakontë është regjistruar në provincën Rize të Turqisë, ku ujërat e përroit Değirmendere, që përshkon qendrën e qytetit dhe derdhet në Detin e Zi, kanë marrë papritur ngjyrë të kuqe. Ndryshimi i pazakontë i ngjyrës alarmoi banorët dhe vuri në lëvizje autoritetet, të cilat nisën menjëherë hetimet për ndotjen e mundshme të ujit.

Në vendngjarje mbërritën përfaqësues të Bashkisë së Rizes dhe Drejtorisë Provinciale të Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike. Pas inspektimeve në terren, të kryera edhe me ndihmën e dronëve, autoritetet identifikuan një subjekt që shkarkonte pa autorizim mbetje ose substanca të tjera në ujërat e përroit. Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një fabrikë private të përpunimit të çajit.

Pas konstatimit të shkeljes, ndaj subjektit u vendosën masa administrative në bazë të ligjit turk për mbrojtjen e mjedisit. Ndërkohë, u morën mostra uji, të cilat janë dërguar për analiza laboratorike për të përcaktuar përbërjen e substancave ndotëse dhe nivelin e ndotjes.

Reklamë

Deri më tani nuk dihet se çfarë substance shkaktoi ngjyrosjen e ujit dhe sa është dëmi i shkaktuar në mjedis. Guvernatoria e Rizes ka bërë me dije se, pas shqyrtimit të rezultateve laboratorike, mund të ndërmerren masa të tjera ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.