Alcaraz mposht Zverev në finale dhe fiton “ATP Finals”, largohet nga Torino me një çek të majmë

23 Nëntor 2026
10:03
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz (aktualisht numri 3 në botë) fitoi turneun e fundit të vitit, atë të “ATP Finals”, eventi ku marrin pjesë tetë tenistët më të mirë në botë, që u zhvillua në Torino.

Në finale, ai mundi 2-0 (6-2, 7-6) gjermanin Alexander Zverev, numrin 1 në botë, që nuk arriti dot të fitojë. Kjo është hera e parë që Alcaraz fiton këtë turne, duke thyer një tabu.

Një finale e dominuar nga spanjolli në setin e parë, ndërsa në të dytin loja bëhet më e bukur dhe gjithcka vendoset në “tie break”. Alcaraz largohet nga Torino edhe me një çek të majmë, prej 5.1 milionë dollarësh.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit