Protesta që ishte paralajmëruar për sot në orën 11:30 nga studentët e Universitetit të Prishtinës nuk do të zhvillohet para Rektoratit.
Parlamenti Studentor njoftoi se vendimi për anulimin e protestës erdhi pasi sot do të mbahet një takim me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, në këtë takim do të shqyrtohen kërkesat e studentëve si dhe thirrja e tyre për reflektim institucional.
Parlamenti Studentor ka shprehur shpresën se takimi do të çojë në adresimin e kërkesave të studentëve dhe në ndërmarrjen e hapave konkretë për zgjidhjen e tyre.
Gjithashtu u bë e ditur se studentët do të informohen për hapat e ardhshëm pas përfundimit të takimit.






