Lajmi i fundit

Detajet e fundit të atentatit në Fier/ Vritet 'Sel Çami', plagoset i vëllai, autorët djegin makinën në Dermenas

10:16, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia jep informacion zyrtar lidhur me atentatin ndaj Selami Hasanit dhe plagosjen e vellait të tij.

Viktima është njohur dhe si "Sel Çami' ndërsa Jakup Hasani, vëllai i tij i cili mbeti i plagosur është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco