Është shembur mbulesa e korridorit alternativ që lidh urgjencën dhe poliklinikën me godinën e Spitalit të Pukës. Si pasojë e rënies së saj, është dëmtuar një prej autoambulancave të shërbimit spitalor, e cila ndodhej pranë zonës.

Fatmirësisht, uji nuk ka depërtuar brenda korridorit lidhës, pasi ai është i pajisur edhe me një soletë mbrojtëse.

Mësohet se kjo pjesë e objektit kishte pësuar dëmtime të pjesshme edhe pak ditë më parë. Për riparimin e tyre kishte ndërhyrë shërbimi i siguracionit, por tashmë mbulesa është shembur sërish.

Ngjarja ngre pikëpyetje mbi gjendjen e infrastrukturës së spitalit dhe sigurinë e ambienteve që përdoren çdo ditë nga pacientët dhe personeli shëndetësor.

Ndërkaq, është dëmtuar edhe çatia e shkollës në fshatin Iballë të Pukës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: