Dy raste të plagosjes me thikë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në qarkun e Korçës, përkatësisht në qytetin e Pogradecit dhe në fshatin Neviçisht të Korçës. Rasti i parë është shënuar në lagjen nr. 4 të Pogradecit, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me thikë një 39-vjeçar. Ai ka marrë dëmtime në pjesën e qafës dhe në dorë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Materialet procedurale në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë për veprën penale "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë".