Selami Hasani, rreth 60 vjeç, u vra sot në banesën e tij në lagjen “1 Maji” në Fier vetëm një javë pasi kishte dalë nga burgu. Shekulli mëson se i plagosur në këtë atentat ka mbetur dhe vëllai i tij.
Viktima njihej edhe si “Sel Çami” dhe “Seli i Malit”, teksa ngjarja dyshohet se vjen për hasmëri. 24 vite më parë (25 mars 2002) Selami Hasani ka vrarë nipin e Arben Isufit, i njohur si Ben Qimja, të riun Juljan Isufaj.
Selami Hasani ka qenë i dënuar me 25 vite burg, teksa është arrestuar në vitin 2009.










