E hënë, 23 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis prishja e ndërtimeve pa leje përgjatë lumit të Vërdovës në Pogradec, shemben banesa, ura dhe mure rrethuese

Ka nisur prishja e objekteve të ndërtuara pa leje përgjatë shtratit të lumit të Vërdovës në Pogradec. Ndërhyrja po kryhet nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, në kuadër të projektit për rehabilitimin e lumit dhe ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse.

Sipas të dhënave, objektet janë ndërtuar prej më shumë se 20 vitesh përgjatë lumit. Bëhet fjalë për banesa, mbi 10 ura dhe mure rrethuese, të cilat pengojnë zbatimin e projektit.

Në total parashikohet prishja e tre objekteve të mëdha, ndërsa deri më tani ndërhyrja për shembjen e objektit të parë është kryer pa kundërshtime nga pronarët, të cilët ishin njoftuar më herët.

Aksioni do të vijojë përgjatë gjithë gjatësisë së lumit, në zonën e Unazës së Pogradecit, me qëllim lirimin e hapësirave dhe krijimin e kushteve për vijimin e punimeve infrastrukturore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.