Shpërthimi me tritol në banesën e një 47-vjeçareje në Tiranë, në kërkim një 60-vjeçar, procedohen 3 të tjerë
Policia e Tiranës ka zbardhur dhe identifikuar këtë të hënë autorin e vendosjes së tritolit jashtë banesës së një 47-vjeçareje me iniciale A. M, në Tiranë, ngjarje e ndodhur më datë 14.11.2026, në rrugën “Sadik Petrela”.
Sipas njoftimit të policisë, për këtë ngjarje është shpallur në kërkim A. Z., 60 vjeç, autori i vendosjes së tritolit. Gjithashtu, janë proceduar penalisht tre persona: A. Ç., 21 vjeçe, A. L., 18 vjeçe dhe një 17-vjeçare, komshinj me autorin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kanë qenë në automjet së bashku me autorin e dyshuar, në momentin e kryerjes së ngjarjes, dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur ditën e ngjarjes, si dhe 4 aparat celularë.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Operacioni në Gramsh, AMP jep detaje: 2 të arrestuar dhe një në kërkim
Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas vrasjes në Fier
Plagosja e 39-vjeçarit në Pogradec, policia jep detaje nga arrestimi i autorit
- 11:16 Operacioni në Gramsh, AMP jep detaje: 2 të arrestuar dhe një në kërkim
- 11:03 Pas katër ditësh në Kosovë, Jakup Krasniqi kthehet në Hagë! Mesazhi i djalit të tij për qytetarët
- 11:02 Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas vrasjes në Fier
- 10:58 Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor, por një mundësi për ta dëshmuar veten
- 10:51 Plagosja e 39-vjeçarit në Pogradec, policia jep detaje nga arrestimi i autorit
- 10:48 Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria nuk kanë marrë pjesë