Problemet me furnizimin me energji elektrike janë shfaqur në disa zona të Malësisë së Madhe si pasojë e motit të keq. OSHEE Malësi e Madhe bën me dije se ndërprerje të energjisë janë regjistruar në të gjithë luginën e Shkrelit, në zonën e Gruemirës, si dhe në fshatrat Buzë-Uji dhe Zagorë.

Ndërkohë, paraditen e sotme është ndërprerë energjia elektrike edhe në një zonë të Vermoshit.

Sipas OSHEE-së, grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike.

Ndërhyrjet po kryhen në kushte të vështira atmosferike, çka vështirëson punën e ekipeve në terren.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb