Atentati në Fier/ 'Sel Çami' kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, i druhej hasmërisë! Ja makina e djegur në Dermenas

11:07, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri TV sjell pamjet nga  fshati Dermenas ku është gjetur makina e djegur e autorëve të dyshuar të atentatit të ndodhur paraditen e sotme në lagjen 1 Maji, e njohur si lagjja ‘ Kodër’ ku mbeti i vrarë Selami Hasani dhe u plagos nipi tij, Jakup Hasani.

Atentati u shënua rreth orës 09:40 (23 nëntor) në oborrin e banesës së viktimës, ndërkohë pak minuta më vonë policia gjeti duke u djegur makinën e dyshuar të autorëve në fshatin Dermenas, pranë rrethrrotullimit që të çon për në parkun arkeologjik të Apolonisë.

“Në orën 09:40 në lagjen 1 maji, në një rrugicë pranë spitalit të fëmijëve janë dëgjuar krisma armësh. Banorë të lagjes dhe familjarë kanë mbajtur median larg për të evituar filmimet” raporton nga vendi i  ngjarjes gazetari i Syrit, Xhemil Beharaj

Forca të shumta të policisë dhe FNSh kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të mbledhur provat.

Makina e djegur është një autoveturë.

Selami Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për ngjarje e ndodhur më 25 mars 2002, pranë zonës së njohur si “Sheshi i Valutës” Gjatë një shkëmbimi zjarri mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit kalimtar i rastit.

Sipas policisë Selami Hasani kishte marrë një automjet në Visok të Mallakastrës dhe pasi kishte kryer krimin makina u gjet e braktisur në Drenovë. Më pas ai është larguar nga persona të tjerë me makinë në Vlorë dhe me skaf u dërgua në Itali. Autoritetet shqiptare arritën ta arrestonin dhe për këtë krim ishte dënuar 25 vite burg.

Sel Çami kishte 1 – 2 vite që kishte kryer dënimin dhe i druhej një hasmërie, prandaj burime nga policia bëjnë me dije se ruhej.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco