Lajmi i fundit

LIVE/ Policia e Fierit deklaratë për mediat

Blindohet hyrja e Vlorës, Pas vrasjes në Fier, kontrolle për çdo automjet të dyshuar

11:03, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në hyrje të qytetit, ku efektivët po ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Kontrollet po kryhen në kuadër të masave të sigurisë pas ngjarjes së rëndë kriminale të regjistruar në Fier, ku një person u vra me armë zjarri.

Kontrollet janë përqendruar në verifikimin e automjeteve dhe personave që hyjnë në qytet, ndërsa efektivët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme për identifikimin e personave të dyshuar dhe parandalimin e largimit të mundshëm të autorëve.

Masat policore vijnë pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, ku mbeti i plagosur edhe vëllai i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco