FOTO/ Në luftë me jetën pasi u plagos në atentatin në oborrin e banesës, ky është nipi i Selami Hasanit
23/11/2026 11:03
Ky që shihni në foto është Jakup Hasani, i cili u plagos përballë në atentatin ndaj Selami Hasanit përballë banesës së këtij të fundit.
Sipas burimeve bëhet me dije se Jakup Hasani mbeti i plagosur rëndë dhe është në luftë me jetën.
Ndërkohë, dyshimet e para bëjnë fjalë se autorët mund të jenë futur në banesën e viktimës.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa në periferi të Fierit, pak pas raportimit të vrasjes, është djegur një automjet. Dyshohet se mund t’u përkasë autorëve.
Top Channel