ZYRTARE/ Ndryshon data e ndeshjes Tirana-Skënderbeu, ja kur do të luhet

Ndryshon programi për përballjen mes Tiranës dhe Skënderbeut, e vlefshme për Superligën shqiptare.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se takimi, i vlefshëm për kampionatin, nuk do të zhvillohet më 28 nëntor, siç ishte planifikuar fillimisht, por një ditë më herët.
Sipas njoftimit të Komisionit të Ligave dhe Garave në FSHF, vendimi është marrë pas kërkesës së Policisë së Shtetit dhe për arsye sigurie.
Kështu, sfida mes bardhebluve dhe korçarëve do të luhet të premten, më 27 nëntor 2026, duke nisur nga ora 13:30.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi”, në Tiranë.
Pra, tifozët e të dyja skuadrave duhet të kenë parasysh ndryshimin e datës, pasi dueli është spostuar me 24 orë nga programimi fillestar.




