Në rend dite të mbledhjes është miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës.

Ndër pikat e propozuara për seancën plenare janë miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Po ashtu, pritet të propozohet edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Pas përfundimit të mbledhjes, pritet të ketë deklarim për media, ku mund të bëhen të ditura vendimet e Kryesisë.