Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë që Ukrainës t`i ofrohen garanci sigurie të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s: Nisma vjen në kuadrin e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Propozimi u bë publik nga i dërguari i posaçëm amerikan, Jared Kushner, i cili tha se presidenti Donald Trump mund ta shqyrtojë këtë skenar, nëse reduktohet rreziku i një pushtimi tjetër rus.