Vrasja e Selami Hasanit në Fier ka vënë në lëvizje policinë, e cila ka ndërmarrë kontrolle të shtuara në disa qytete, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Pas atentatit me armë zjarri, ku mbeti i vrarë Hasani dhe u plagos vëllai i tij, forcat e policisë kanë ngritur pika kontrolli në Lushnjë dhe Vlorë.

Në Lushnjë, kontrollet janë përqendruar në zonën e autostradës, por edhe në disa pika të tjera, ku efektivët po ndalojnë automjete për verifikime.

Ndërkohë, edhe Policia e Vlorës ka ngritur postblloqe në hyrje të qytetit. Efektivët po ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks, duke verifikuar personat që hyjnë në qytet.

Masat janë ndërmarrë pas ngjarjes së rëndë kriminale të regjistruar në Fier, ndërsa kontrollet synojnë identifikimin e personave të dyshuar dhe parandalimin e largimit të mundshëm të autorëve.

Viktima i ngjarjes së sotme, Selami Hasani dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e nipit të Ben Qimes, një personazh i njohur në zonë për përfshirjen në ngjarje problematike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb