Vendosni fjalën kyçe....

Shembet mbulesa e korridorit në Spitalin e Pukës, dëmtohet një autoambulancë



Është shembur mbulesa e korridorit alternativ që lidh urgjencën dhe poliklinikën me godinën kryesore të Spitalit të Pukës. Si pasojë, është dëmtuar një prej autoambulancave të shërbimit spitalor, e cila ndodhej pranë zonës.

Fatmirësisht, uji nuk ka depërtuar brenda korridorit lidhës, pasi ai është i pajisur edhe me një soletë mbrojtëse.

Sipas informacioneve, kjo pjesë e objektit kishte pësuar dëmtime të pjesshme edhe pak ditë më parë. Për riparimin e tyre kishte ndërhyrë shërbimi i siguracionit, por mbulesa është shembur sërish.

Ngjarja ngre shqetësime mbi gjendjen e infrastrukturës së spitalit dhe sigurinë e ambienteve që përdoren çdo ditë nga pacientët dhe personeli shëndetësor.

Ndërkohë, është dëmtuar edhe çatia e shkollës në fshatin Iballë të Pukës.