Një i vrarë dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një atentati të mirëorganizuar mëngjesin e së hënës në Fier. Ngjarja ka ndodhur në orën 9:40 minuta, në lagjen 1 maji ku autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash për vdekje Selami Hasanin. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur nipi i tij, Jakup Hasani, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së Selami Hasanit. Paraprakisht dyshohet se të përfshirë në atentat kanë qenë 3 persona të maskuar. Pasi kryen ekzekutimin, janë larguar drejt fshatit Dërmenas. Pak minuta pas ngjarjes në atë zonë periferike të Fierit është konstatuar një automjet që po digjej.