Ata që dëshirojnë t’i kalojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri larg të ftohtit të dimrit europian, këtë vit mund të përfitojnë nga çmime më të ulëta të fluturimeve drejt disa destinacioneve të njohura turistike. Sipas një studimi të motorit të kërkimit të udhëtimeve KAYAK, në disa raste biletat kushtojnë pothuajse një të tretën më pak krahasuar me një vit më parë.

Ulja më e madhe e çmimeve është regjistruar për fluturimet drejt Amerikës së Jugut. Biletat për në Lima, kryeqytetin e Perusë, janë mesatarisht 29% më të lira se vitin e kaluar. Nga ky qytet, turistët mund të vizitojnë atraksione të njohura si qyteti antik i inkëve, Machu Picchu si edhe bregdetin e Oqeanit Paqësor.

Edhe Egjipti paraqitet si një alternativë më ekonomike për pushimet e fundvitit. Fluturimet drejt Kajros kushtojnë mesatarisht 18% më pak krahasuar me Krishtlindjet e vitit 2025. Përveç piramidave të famshme të Gizës, destinacioni ofron edhe temperatura më të këndshme se ato të dimrit në Kontinentin e Vjetër.

Për ata që preferojnë plazhet tropikale dhe temperaturat e larta, një mundësi tjetër është Mauritius. Biletat drejt kryeqytetit Port Louis janë aktualisht 14% më të lira se një vit më parë. Në dhjetor, ishulli në Oqeanin Indian përjeton sezonin e verës, duke ofruar mot të ngrohtë dhe plazhe tërheqëse.

Sipas studimit, kursime mund të arrihen jo vetëm në udhëtimet e largëta, por edhe në destinacionet europiane. Gjithashtu, udhëtarët që kanë fleksibilitet në zgjedhjen e datës së nisjes mund të përfitojnë çmime edhe më të favorshme.

Nga destinacionet italiane si Roma me kosto biletash rreth 7% më të lirë dhe Siçilia me 14% më pak, për të vijuar me Madeiran në Portugali, që kushton 12% më pak se në vitin 2025, mund të jenë disa destinacione intriguese. Por, çmimi nuk përcaktohet vetëm nga destinacioni.

Edhe zgjedhja e datës së përshtatshme mund t’ju kursejë para. Përshembull, udhëtimet më 21 dhjetor janë 22% më të lira nëse nisja do të bëhet më 19 dhjetor, me këtë të fundit që është data më e kushtueshme sipas studimit. Ndërkohë, data më e preferuar për udhëtime është 23 dhjetori 2026.