Ky është Jakup Hasani i cili mbeti i plagosur në oborrin e banesës së vëllait të tij, Selami Hasani, ndërsa ky i fundit mbeti i vdekur. Jakup Hasani është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij mbetet e rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në lagjen “1 Maji”, në oborrin e banesës së viktimës. Dyshohet se autorët kanë hyrë në banesë dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Hasanit, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Pas atentatit, policia konstatoi një automjet duke u djegur në fshatin Ndërmenas, i dyshuar si mjeti i përdorur nga autorët. Më vonë, një tjetër automjet, tip “Volvo”, u gjet i shkrumbuar pranë rrethrrotullimit të Pojanit.
Dyshohet se të dyja makinat janë përdorur nga autorët e ngjarjes.












