Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani
Autoritetet në Danimarkë dhe Gjermani u alarmuar të hënën pas kërcënimeve me bomba në shkollat në vend.
“Në këtë kohë, ne nuk i konsiderojmë kërcënimet të besueshme, por është e kuptueshme që ato shkaktojnë një ndjenjë pasigurie në nivel lokal, në shkolla”, tha policia daneze në një deklaratë.
Ai shtoi se nuk ka nevojë të evakuohen shkollat ose të merren masa të veçanta sigurie. Policia tha se është në kontakt me shkolla dhe komuna të ndryshme.
Në Gjermani, policia thotë se më shumë se 450 shkolla i morën email-et: “Vdekja ju pret”. Bazuar në informacionin e deritanishëm, përmbajtja e email-eve ishte identike.
Departamenti i Policisë së Freiburgut konfirmoi se kishte marrë raportime të shumta për kërcënime me bomba.
Në shtetin e Turingisë, shkollat në qytete të ndryshme u vunë gjithashtu në shënjestër. Sipas policisë së shtetit, autoritetet aktualisht nuk i konsiderojnë kërcënimet të besueshme. Prandaj, shkollat e prekura u udhëzuan të mos evakuojnë ndërtesat e tyre dhe iu kërkua të vazhdojnë funksionimin e tyre normal sipas orarit.
Javën e kaluar, më shumë se 10 shkolla në Spanjë u evakuuan pasi morën kërcënime për bomba me anë të email-it.
Shkollat në Itali u evakuuan gjithashtu në fillim të këtij muaji, pasi mijëra marrës morën kërcënime me bombë përmes email-it.
Armenia propozon kushtetutë të re, një hap drejt marrëveshjes së paqes me Azerbajxhanin
Emigracioni në rritje në ishujt Kanarie, 300 emigrantë arritën të dielën në El Hierro
Koncerti i Don Toliver në Britani, mijëra persona evakuohen pas lëshimit të një ‘substance të panjohur’
- 12:02 Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit
- 11:57 Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-Prokurori i Përgjithshëm, Alush Dragoshi
- 11:50 Ambasada Amerikane publikon foton e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Shqipëri: Një kapitull i ri miqësie
- 11:35 Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj
- 11:16 Operacioni në Gramsh, AMP jep detaje: 2 të arrestuar dhe një në kërkim
- 11:08 Shpërthimi me tritol në banesën e një 47-vjeçareje në Tiranë, në kërkim një 60-vjeçar, procedohen 3 të tjerë